Main Menu

Masa konkrete kundër ndotësve të ajrit – shkelësit paguajnë gjoba

Administrata komunale e Gostivarit është e përkushtuar në luftën kundër ndotjes së mjedisit jetësor. Në këtë drejtim, inspektorët dhe rendmbajtësit komunalë bëjnë kontrolle të rregullta dhe veprojnë në mënyrë preventive, ndërsa në raste të caktuara ndërmarrin edhe masa represive, respektivisht shkelësve u caktojnë gjoba konform ligjeve pozitive.

Sa i përket rastit të fundit eklatant me ç’rast u bë ndezja e gomave të vjetra në afërsi të fshatit Zdunjë, shkelësit i është caktuar gjoba prej 123.000,00 denarë dhe e njëjta është paguar nga ana e tij.

Apelojmë deri te subjektet dhe qytetarët e Gostivarit që të kujdesen për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe i njoftojmë se inspektorët komunalë do të vazhdojnë të jenë aktivë dhe se kundër shkelësit do t’i ndërmarrin masat përkatëse.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share