Main Menu

Google shuan rrjetin e saj social të dështuar

Google+, rrjeti social i dështuar i gjigantit të kërkimit, pushoi së ekzistuari mëngjesin e ditës së sotme.

Pasi u lansuar në vitin 2011 për të konkurruar Facebookun dhe Twitterin, kjo platformë ishte përpjekja e katërt e Googlet për të ngritur një rrjet social.

Google+ ishte njëjtë sikurse rrjetet e tjera më të popullarizuara sociale, ku mund të postoje foto dhe të shkruaje statuse.

Sigurisht që përdoruesit kanë pasur mundësi edhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Në fund të vitit të kaluar, Google njoftoi se do të mbyllte këtë platformë pasi ishte vërejtur një lëshim duke bërë që të dhënat personale të përdoruesve të shfrytëzoheshin nga palët e treta.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share