Gameri hyri në librin e rekordeve Guinness me koleksionin më të madh të video lojërave

Antonio Monteiro nga Shtetet e Bashkuara mund të krenohet me një koleksion të jashtëzakonshëm prej rreth 20.000 lojërave, i cili ia ka sjellë atij çmimin për Librin e Rekordeve Guinness për koleksionin më të madh në botë të video lojërave, raporton TweakTown.

Ekipi nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness e vizitoi shtëpinë e Monteiros ku ndodhet koleksioni i lojërave për konzola nga gjenerata e dytë e deri tek ajo e tetë e lojrave, ndërsa ekipit iu deshën tetë ditë për të kaluar nëpër koleksionin dhe për ta aprovuar çmimin e përmendur.

Monteiro i mbledh lojërat e tij që nga momenti kur “varësia” e tij filloi me lojën Golden Axe, e cila është ende një nga lojërat e tij të preferuara. Në koleksionin e tij ai i ka mbi 100 konzola, në të cilat mund të luhen 20,139 lojëra (ky numër është vazhdimisht në rritje), shkruan KOHA Ditore.

Lista e plotë e lojërave në pronësi të Antonio Monteiro përfshinë tituj për tregun e SHBA-ve:

• Më shumë se 1000 lojëra në PlayStation 1;

• Koleksioni i plotë për PlayStation 2 për Shtetet e Bashkuara;

• Koleksioni i plotë për PlayStation 3 për Shtetet e Bashkuara;

• Mbi 900 lojëra për PlayStation 4;

• Të gjitha lojërat për PS Vita të publikuara deri më tani në SHBA;

• Koleksioni i plotë për PSP;

• Koleksioni i plotë për Xbox;

• Koleksioni i plotë për Xbox 360;

• Mbi 500 lojëra për Xbox One;

• Koleksioni i plotë i lojërave për Wii U;

• Koleksioni i plotë i lojërave për Game Cube;

• Koleksioni i plotë për Wii;

• 118 lojëra për Nintendo Switch;

• Lojërat Turbografx;

• Lojërat Super Famicom – ekuivalenti i Super Nintendos për tregun japonez/evropian;

• Koleksioni i plotë për Sega Dreamcast Complete;

• Koleksioni i plotë për 32X;

• Koleksioni i plotë për Atari Jaguar System;

• Atari Lynx, koleksioni i plotë për Shtetet e Bashkuara;

• Koleksioni i plotë i lojërave për SEGA CD për SHBA;

• Lojërat japoneze për Saturn;

• Lojërat japoneze për Dreamcast;

• Komplet koleksioni për Game Boy;

• Komplet koleksioni për Game Boy Color;

• Komplet koleksioni për Game Boy Advance;

• Mbi 1.100 lojëra për Nintendo DS;

• Të gjitha lojërat për Neo Geo Pocket publikuar në Shtetet e Bashkuara;

• Koleksioni i Nintendo 64;

• Lojëra për Atari dhe Gauge;

• Lojëra për SEGA PICO;

• Koleksioni i plotë i lojërave NES për SHBA, duke përfshirë lojërat e palicencuara.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share