4 misteret e pazgjidhura të njerëzimit

#1 A e pikturoi vërtet Leonardo da Vinci “Salvator Mundi”- in?

Në 2017- n, piktura e famshme “Salvator Mundi” u shit për plot 450 milionë dollarë, për vetë faktin se një pjesë e madhe e realizimit të saj i atribuohej Leonardo da Vinci- t. Në një kohë kur gjithë e vërteta dukej se ishte zbardhur, ekspertë të artit, përfshirë historianin e Oxford- it, Matthew Landrus, besonin se vetëm 20 përqind e pikturës mbante vulën e Leonardo- s. Ky përfundim erdhi pas vëzhgimit të teknikës së pikturimit, gjë që e bën Landrus- in të mendojë se pjesa dërrumuese e Salvator Mundi- t është realizuar nga asistenti i tij, Bernardino Luini. Punët e këtij të fundit nuk janë vlerësuar kurrë më shumë se 654,545 dollarë.

#2 Mban kjo vepër arti vulën e Adolf Hitler- it?

Pavarësisht figurës së diktatorit nazist, shumë janë të mendimit se në fund të fundit arti është subjektiv dhe duhet vlerësuar produkti e jo historia e njeriut që e mundësoi. Kështu ka njerëz në botë, të gatshëm për të paguar deri në 51,000 dollarë për veprat e tij. Duhet të dini se ndonëse Hitler- i u refuzua nga shkolla e artit, përgjatë gjithë rinisë së tij, lideri bëri shumë piktura. Çështja është se vazhdimisht (së fundmi 63 të tilla) janë konfiskuar piktura me nënshkrimin “A.Hitler” me akuzën e falsifikimit.

#3 Vdekja e Vincent Van Gogh- ut

Piktori hollandez Vincent Van Gogh ndërroi jetë në moshën 37- vjeçare si pasojë e një plage të rëndë, marrë nga goditja e afërt me armë zjarri. Ndonëse hamendësohet të ketë qenë vetëvrasje, të tjerë mendojnë që Gogh është qëlluar aksidentalisht nga një çunak 16- vjeçar.

#4 Ka një grua tjetër të fshehur pas Mona Lisa- s?

Vitin e shkuar, shkencëtari francez Pascal Cotte deklaroi se kishte zbuluar imazhin e një tjetër gruaje nën sipërfaqen e Mona Lisa- s së Da Vinci– t. Cotte- s i ishin dashur më shumë se 10 vite studim duke dalë në përfundimin se bëhet fjalë për një grua nga Fierenze, Pacifica Brandano. Ndërkohë studiues të tjerë shprehen se ajo çfarë Cotte zbuloi nuk është asgjë më shumë se një skicë fillestare e një vepre të papërfunduar të gjeniut Da Vinci. Për më tepër është i njohur rasti kur piktorët përdorin kanavacën e një pikture tjetër.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share