Main Menu

Angela Merkel me mesazh të qartë për Kosovën e Serbinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit përmes këshilltarëve të saj, Jan Hacker dhe Matthias Littenberg se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një mënyrë që i përgjigjet në Berlin.

Telegrafi serb duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se Berlini kërkon nga Kosova dhe Serbia të mos ndërmarrë asnjë veprim deri  në maj ose qershor, kur cikli zgjedhor përfundon në Parlamentin Evropian, pasi që Gjermania do të fillojë një takim dhe ka ofruar një zgjidhje, transmeton Klan Kosova.

Kjo gazetë beogradase mes tjerash shkruan se Gjermania dëshiron që Serbia të njohë pavarësinë e dhe se ndryshimi i kufijve përjashtohet nga shqyrtimi.

“Është një lojë që luajnë gjermanët që kur Amerika është përzier në gjithë historinë. Atyre nuk iu konvenon se Trump dhe Washingtoni janë gati të respektojnë interesat e Serbisë. Deklarativisht, të gjithë e përkrahin heqjen e taksës prej 100%, dhe pas dyerve të mbyllura inkurajojnë Haradinajn të ndjekë politika të çmendura” thotë burimi, transmeton Klan Kosova.

Poashtu, në artikull përmenden edhe deklaratat e kryediplomatit serb, Ivica Daçiq sipas të cilave  mbi të gjitha Gjermania dhe Britania kundërshtojnë një kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe se Gjermania është kundër heqjes së taksës dhe dialogut të vazhdueshëm para zgjedhjeve evropiane.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share