Main Menu

Turqia publikon listën e lojtarëve përpara ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet me Turqinë në kualifikimet për Euro 2020.

Senol Gunes ka publikuar listën me 28 futbollistë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë.

Gunes i cili rikthehet në stolin e përfaqësueses turke pas një dekade e gjysmë në këtë grumbullim të parë, ka bërë sërish pjesë të kombëtares veteranin Emre Belezoglu i cili rikthehet te Turqia në moshën 38-vjeçare ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë si Hakan Calhanoglu i Milanit, Burak Yilmaz i Besiktas dhe Cenk Tosun i Evertonit.

Megjithatë Turqia do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një mungesë të madhe siç është ajo e yllit të Romës Cengiz Under i cili vazhdon të jetë i lënduar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share