Main Menu

Shtatë persona u arrestuan, Prokuroria Publike e publikoi raportin e parë për aksidentin në Llaskarcë

Shtatë arrestime për shkak të kryerjer së veprës penale të rëndë “rrezikim të individëve dhe komunikacionit publik”, është bilanci i raportit të parë të Prokurorisë Themelore Pupike të Shkupit (PTHP) nga procedura parahetimore për aksidentin në Llaskarcë, ku ndërruan jetë 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, transmeton Portalb.mk.

Prokurori publik Sasho Rajçev ka deklaruar gjashtë persona akuzohen në veprën penale rrezikim i sigurisë në komunikacionin publik, kurse personi i shtatë për kryerje të punës në mënyrë joadekuate.

“PTHP-ja Shkup sot ka sjellë për realizim të procedurës hetimore ndaj 6 persona dhe parahetimore të ndaj një personi”; tha Rajçev i cili sqaro.

“Padi penale është parashtruar ndaj pronarit, udhëheqësit dhe menaxherit të subjektit juridik, pasi që i njëjti ka marrë certifikatë, dhe i njëjti nuk ka realizuar evidencë të veturave dhe të orarit të transportit, këtë i ka dhanë menaxherit ta bëjë, por këtë ai nuk ka pasur licencë. Ky ka mundësuar që të instalohet një mjet në autobus që të manipulohet tahografi, dhe kjo ka ndikuar që të manipulojë sistemin e frenimit”, tha Rajçev.

Rajçev më pas ka deklaruar se aksidentimi i autobusit ka ardhur edhe si pasojë se i njëjti ka ka marrë dokumente të rregullshmërisë, edhe pse nuk ka qenë në rregull.

“Kontrolli është kryer në korrik dhe dhjetor të 2018-së, edhe pse të njëjtët kanë pasur probleme me frenat, sërish kanë marrë dokumente se autobusi është në rregull”, tha Rajçev.

Sa i takon vozitësit, i njëjti ka vozitur me shpejtësi më të madhe sa parashihet.

“Cilat janë mangësitë e vozitësit. Sepse ai ka ngasë autobus me shpejtë prej 99km/h, ka humbur kontrollin, ka vozitur në mes të korsive të kundërta, dhe ka kaluar në korsinë e kundërt. Si pasojë e kësaj, kemi 15 viktima”, tha Rajçev.

Për personin e shtatë edhe pse realizohet procedurë parahetimore, edhe ai është arrestuar.

“Për personin e shtatë ende realizohet procedurë parahetimore, për shkak të kryerjes së punës në mënyrë joadekuate, sepse ai ka dhënë dokument se ky Tahograf është në rregull, a nuk ka qenë në rregull”, tha Rajçev.

Shërbime policore dhe të prokurorisë për Portalb.mk kanë konfirmuar informacionin se janë arrestuar pronari i “Durmo Tursit” dhe disa persona të tjerë, për shkak të aksidentit të Llaskarcë.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shërbime policore dhe të prokurorisë për Portalb.mk kanë konfirmuar informacionin se janë arrestuar pronari i “Durmo Tursit” dhe disa persona të tjerë, për shkak të aksidentit të Llaskarcë.

Për më shumë detaje, do të njoftojë Prokuroria Themelore Publike e Shkupt, në konferencën për shtyp që do të mbahet në ora 10:30.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share