Main Menu

Juve në fushë për të bërë mrekullinë kundër Atletico Madrid

Liga e Kampioneve rikthehet me të tjera ndeshje të cilat do të përcaktojnë ekipet e tjera çerekfinaliste.

Në Torino, Juventus do të presë Atleticon e Madridit me Zonjën e Vjetër që do të duhet të përmbysë humbjen 2-0 të sfidës së parë të luajtur në Ëanda Metropolitano.

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë për skuadrën e Massimiliano Allegrit, por ajo beson te prania e Cristiano Ronaldos që di shumë mirë si shënohet Atleticos duke qenë se ai ka mundur ta ndëshkojë këtë skuadër plot 22 herë.

Megjithatë Juventusi vjen në këtë ndeshje me disa mungesa; ato të Khedirës, Cuadrados, De Scilios, Barzaglit e Douglas Costës, ndërsa te Atletico Madrid, Diego Godin është grumbulluar, por Simeone nuk do të ketë në dispozicion Lucas Hernandez dhe Filipe Luis.

Sot në mbrëmje do të luhet edhe sfida mes Manchester City dhe Schalke 04. Skuadra e Citizens vjen e favorizuar pas fitores së ndeshjes së parë në Gelsenkirschen 3-2, por për Guardiolën historitë nuk janë mbyllur me trajnerin katalanas që shpreson që skuadrës së tij mos t’i ndodhë ajo që ndodhi me Paris Saint Germainin dhe Realin e Madridit që u eliminuan nga Manchester United e Ajaxit edhe pse i kishin fituar ndeshjet e para të tyre.

Për kampionët e Anglisë, nuk do të jetë në fushën e lojë mbrojtësi Otamendi për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e luajtur 3 javë më parë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share