Main Menu

Dëshmitari i të akuzuarave në rastin “TNT” ka thënë se Canoski ligjërisht ka ndërtuar “KOSMOS”-in

Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënim të kompleksit “KOSMOS” të Fijat Canoskit.

Roska Paçemska, këshilltare teknike në fushën e Gjeodezisë, dëshmitare e propozuar nga të akuzuarit në rastin “TNT” të PSP-së, sot në gjykatë ka deklaruar se ka qenë e mbrojtur pika zero sipas dispozitave ligjore gjatë ndërtimit të objektit banesor “Kosmos” të Fijat Canoskit, për të cilin në “bombat” e publikuara u mësua se me porosi të qeverisë së kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe për revanshizëm politik ka qenë i rrënuar pjesërisht me makineri ndërtimore dhe dinamit.

Rasti gjendet në procedurë faktike. Midis të akuzuarave janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-kreu i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënim të kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share