Main Menu

BE: RRITET NUMRI I KËRKESAVE PËR AZIL

Numrat e fundit të Zyrës Evropiane për Azil, tregojnë se shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë në mesin e atyre që më së shpeshti vazhdojnë të dorëzojnë kërkesa për azil, madje edhe nëse janë të refuzuar.

Zyra Evropiane për Azil ka konstatuar rritje për 21% të kërkesave për azil në vendet anëtare të BE-së, plus Norvegjinë dhe Zvicrën gjatë janarit të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar dhe rritje prej 9% në krahasim me Janarin e vitit 2018.  Gjatë Janarit janë dorëzuar gjithsejt 58.609 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-PLUS, që është më shumë se në secilin muaj të vitit 2018 – ka njoftuar kjo zyrë.

Më shumë kërkesa vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, por nuk mungojnë as edhe kërkesat nga Maqedonia e Veriut.  Në Janar të këtij viti, janë dorëzuar 628 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare nga ana e qytetarëve të Maqedonisë, kurse thujase gjysma prej tyre janë kërkesa të përsëritura. Me këtë Maqedonia e Veriut, bashkë me Serbinë janë në mesin e vendeve të para shtetasit e të cilëve dorëzojnë kërkesa për azil disa herë, madje edhe nëse janë refuzuar.

“Disa shtetas kanë tendenca më shpesh të dorëzojnë kërkesa të sërishme. Kështu është rasti, për shembull, me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ku thuajse gjysma e aplikimeve janë të përsëritura. Më së shpeshti koncentrimi i kërkesave të sërishme janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor” – thuhet në komunikatën e Zyrës Evropiane për Azil.

Nga kjo zyrë nuk i komentojnë shkaqet për këtë situatë, por me rëndësi është të përmendet se në shumicën e rasteve, kërkesat për azil nga Maqedonia refuzohen për shkak të vlerësimit se vendi është i sigurtë. Nga 628 kërkesat e dorëzuara në janar, 539 janë refuzuar, kurse shkalla e miratimit të aplikimeve është një për qind.  Nga rajoni, më së shumti kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE-Zvicër dhe Norvegji vijnë nga Shqipëria. Vetëm në janar të vitit 2019, mbi dy mijë persona nga Shqipëria kanë kërkuar azil në BE, madje 1812 janë kërkesa të para, kurse mbi 1700 janë refuzuar. /Klan Maqedoni/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share