Main Menu

LDFM:Teteksi mundi Gostivarin

Derbi i Ligës së Dytë – Perëndim midis dy skuadrave strugane, Struga Trim Lum dhe Labunishti u mbyll me barazim dhe pa gola, njofton InfoSport. Në ndeshjen mes skuadrave nga Pollogu, Teteksi mundi Gostivarin me rezultatin 2:1. Një autogol i Admir Demirit në minutën e 16-të kalou në epërsi Teteksin, teksa 5 minuta para fundit të pjesës së parë ish sulmuesi i Teteksit, Bashkim Lama barazoi shifrat në 1:1. Golin e fitores për skuadrën tetovare e realizoi Filip Petkovski në minutën e 57-të. Me të njëjtin rezultat 2:1, Pelisteri mundi Vëllazërimin e Kërçovës, teksa ndeshja midis Genç Kalemler dhe Skopjes në Gostivar u mbyll me barazimin 1:1. Gjithçka interesante sa u përket golave të shënuar në këtë ndeshje ndodhi në 3 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht skuadra shkupjane avansoi me golin e Nastevskit në minutën e 87-të, teksa Maliq Beluli në minutënne 90-të nga penaltia barazoi shifrat në 1:1. Java e 15-të në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen në Kumanovë midis Goblenit dhe Korabit.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share