Main Menu

Liga e Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini për ndeshjet që zhvillohen sonte

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e radhës kthyese, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ndeshjet që zhvillohet në orën 21:00 do t’i përcaktojnë dy çerekfinalistët e radhës të këtij sezoni.

Paris Saint-Germain – Manchester United

Paris Saint-Germaini do të tentojë ta mbrojë epërsinë që e fitoi në ndeshjen e parë, kur e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:0, në shtëpi. Këtë radhë, ata e kanë epërsinë që luajnë para tifozëve të tyre dhe “Djajve të kuq” u mungojnë plot dhjetë lojtarë.

PSG-ja nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që nga 2016-a dhe ata frikësohen se Manchester Unitedi do t’ua përsërisë makthin që ia shkaktoi Barcelona para dy vjetëve.

Me Kylian Mbappe në super formë, klubi francez beson se do t’i japë fund shpresës së Manchester Unitedit për të arritur më shumë në këtë garë prestigjioze evropiane.

PSG: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di María; Mbappé
Jashtë: Neymar (i lënduar), Nsoki (i lënduar)
Në dyshim: Cavani (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernat, Draxler, Kehrer, Neymar, Verratti
Ndeshja e fundit: Caen 1-2 PSG
Forma: FFFFFFFFHF

Manchester United: De Gea; Young, Lindelöf, Smalling, Shaw; Fred, McTominay, Pereira, Dalot; Lukaku, Rashford
Jashtë: Herrera (i lënduar), Jones (i sëmurë), Lingard (i lënduar), Martial (i lënduar), Mata (i lënduar), Matić (i lënduar), Pogba (i suspenduar), Sánchez (i lënduar), Valencia (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Herrera, Matić, Valencia, Young
Ndeshja e fundit: Manchester United 3-2 Southampton
Forma: FFBFHFFBFF

Porto – Roma

Që të dy këto skuadra janë duke kërkuar të rikthehen nga disfata të pësuara në kuadër të garave vendore – Porto u mposht 2-1 në shtëpi nga Benfica të shtunën, ndërsa Lazio fitoi kundër Romës me rezultat 3:0.

Roma e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:1, mirëpo Porto do të tentojë ta përmbysë rezultatin dhe ta zë një vend në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Porto: Casillas; Militão, Pepe, Felipe, Alex Telles; Danilo, Herrera, Óliver; Corona, Brahimi, Marega
Jashtë: asnjë
Në dyshim: asnjë
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Héctor Herrera, Militão, Otávio, Pepe
Ndeshja e fundit: Porto 1:2 Benfica
Forma: HFFHBBFBFF

Roma: Olsen; Florenzi, Manolas, Marcano, Kolarov; Cristante, De Rossi, Pellegrini; Zaniolo, Džeko, El Shaarawy
Jashtë: Cengiz Ünder (i lënduar), Pastore (i lënduar)
Në dyshim: Manolas (i sëmurë), Zaniolo (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: asnjë
Ndeshja e fundit: Lazio 3:0 Roma
Forma: HFFFFBHBF

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share