Main Menu

LPFM, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi

Dy skuadrat shqiptare Shkëndija dhe Shkupi kanë marrë fitore në xhiron e 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kampionët në fuqi morën fitore të lehtë në Tetovë përballë Bellasicës, duke triumfuar me rezultat 3:0, me golat që i realizuan Emini, Agim Ibraimi dhe i fundit ishte autogol i Maslagit. Në anën tjetër, FC Shkupi arriti të “rrëmbejë” tre pikë të rëndësishme në transfertën e vështirë në Strumicë ndaj Akademia Pandevit, duke triumfuar me rezultat bindës 2:0. Tandina dhe Angellov realizuan golat për fitoren e skuadrës nga Çairi. Ndërkohë Renova nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Sileksin në Kratovë, ndërsa nga minuta e 39-të skuadra tetovare luajti me një futbollist më pak në fushë, pasi Ramadani u ndëshkua me karton të kuq. Në ndeshjet tjera, Vardari fitoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 3:1, ndërsa Rabotniçki mundi Pobedën në transfertë me shifra minimale 1:0. /SHENJA/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share