Main Menu

Përzierja e pijeve energjike me alkoolin është e rrezikshme, ja çfarë shkakton ky kombinim fatal

Përzierja e pijeve energjike me alkoolin mund të jetë një kombinim i rrezikshëm, duke rritur rrezikun e aksidenteve dhe dëmtimeve, thotë një studim i ri kanadez.

Kafeina tek pijet energjike i mban zgjuar njerëzit dhe i nxit të konsumojnë më shumë alkool se normalisht.

Mjekët thonë se përzierja e këtyre dy pijeve mund të shkaktojë gjithashtu probleme me gjumin dhe rritje të rrahjeve të zemrës, edhe pse duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore rreth saj.

Përzierja e alkoolit me pijet energjike, është bërë shumë e zakonshme nëpër lokale dhe klube nate, apo edhe në shtëpi.

Studimi më i fundit sugjeron se konsumimi i alkoolit bashkë me pijet energjike mund të jetë më e rrezikshme sesa konsumimi i tij veçmas.

Pijet energjike përmbajnë nivele të larta të kafeinës, zakonisht rreth 80 mg në një kanoçe 250 ml, e barasvlershme me një filxhan kafe.

Sa për krahasim, një kanoçe e zakonshme me coca-cola përmban 32 mg kafeinë, ndërsa një kanoçe me coca-cola dietike përmban 42 mg.

Pijet energjike përmbajnë gjithashtu shumë sheqer, si dhe ingredientë të tjerë, si glukuronolaktoni dhe taurine, ndonjëherë edhe vitamina dhe minerale ose substanca bimore.

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në ankth, sulme paniku dhe rritje të tensionit të gjakut. Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me qumësht rekomandohen të mos konsumojnë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë. Ekspertët rekomandojnë se të rriturit e tjerë mund të konsumojnë deri 400 mg kafeinë në ditë.

Fëmijët duhet të marrin kafeinë në sasi të moderuar – një dozë ditore ëe pak se 3mg kafienë për kilogramë të peshës trupore të fëmijës dhe adoleshentëve është e sigurt, sipas ekspertëve.

Ndërsa në Britani është ligj që pijet të cilat përmbajnë më shumë se 150 mg për litër kafeinë (përveç kafes dhe çajit) duhet të kenë paralajmërimin: Përmbajtje e lartë e kafeinës. Nuk rekomandohet për fëmijët ose gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijën me gji”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share