Main Menu

Gjendet e pajetë aktorja e njohur, mister shkaqet e vdekjes

Lisa Sheridan, aktorja e njohur amerikane, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në New Orleans në rrethana ende misterioze.

Lajmi është bërë publik nga menaxheri i aktores 44-vjeçare, i cili tha se ngjarja ka ndodhur të hënën, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

“Të gjithë e donim dhe jemi të dëshpëruar nga humbja e saj. Po presim një raport mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes”,- tha menaxheri.
Aktorja amerikane ka një karrierë rreth 20-vjeçare.

Ajo ka luajtur në shumë filma e seriale të famshme amerikane. Ndër më të njohurit janë “CSI”, “Las Vegas”, “The Mentalist” etj. Miq dhe kolegë të tjerë të aktores kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 44-vjeçares edhe në rrjetet e tyre sociale.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share