Main Menu

Dua Lipa i tranon Serbët, në Brit Awards shfaqet me fustan e simbole të flamurit të Kosovës

Në Londër është mbajtur eventi prestigjioz i muzikës Brit Awards. Kjo ngjarje e cila çdo vit nderon dhe u ndanë çmime me theks të veçantë artistëve britanikë, edhe erdhi edhe kësaj radhe mjaftë përmbajtësor.

Në këtë festival e nominuar në katër kategori ishte edhe Dua Lipa, e cila arriti ta rrëmbei çmimin për “Këngën më të mirë të vitit” me atë “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris..

Kur u ngjit ylli kosovar për ta marrë këtë trofe, ajo pati veshur një fustan të shkurtë blu, i cili kishte si detaje disa yje, ku edhe ngjante në flamurin e Kosovës. Këtë paraqitje të Dua-s e ka komentuar edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu.

Ai ka shkruar: Tronditet Serbia, Dua jonë në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës.

Ndryshe edhe Rita Ora ishte e nominuar në dy kategori, por që nuk ia doli ta merr ndonjë çmim.

Përndryshe, viti 2019 i ka filluar mbarë këngëtares Dua Lipa. Ajo gjatë këtij muaji fitoi disa çmime dhe ka hyri në histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.

Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , sonte rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.

Mirëpo disa ditë më parë ajo bëri histori në ceremoninë prestigjioze Grammy duke u bërë shqiptarja e parë që fiton një çmim të tillë. Lipa, çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”. (KultPlus/Koha.mk)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share