Main Menu

Njerëzit të tmerruar, ky vend po mbulohet nga bora e zezë

Kohëve të fundit, njerëzit në Siberi janë zgjuar të tmerruar pasi nga qielli po binte borë e zezë.

Dëbora aspak e zakontë raportohet të ketë rënë në rajonin Kemerovo të Siberisë jugperëndimore në pellgun Kuznetsk.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë postuar me qindra video dhe foto që tregojnë dëborën e zezë strerrë që ka mbuluar tokën, makinat dhe çatitë e shtëpive duke i dhënë të gjithë vendit një pamje surreale të zezë.

Por, sado fenomen “magjik” dhe i rrallë që të duket, bora e zezë nuk është aspak lajm i mirë. Sipas ekspertëve ngjyra e pazakontë vjen si pasojë e ndotjes së madhe të shkaktuar nga minierat e qymyrgurit në vend.

Pra, bora që ka mbuluar qytetet Prokopyevsk, Kiselyovsk dhe Leninsk këtë javë është në të vërtetë një kambanë alarmi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share