Shkaktohet prej celularit, kjo është sëmundja që po prek gjithë njerëzimin

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë tronditur botën me studimin e tyre.
Ata pretendojnë se kanë zbuluar një sëmundje të re, e cila është e përhapur në mbarë rruzullin tokësor. Kjo sëmundje është mjaft e rrezikshme për shëndetin mendor.

Por më e keqja qëndron në faktin se kjo sëmundje shkaktohet nga telefoni.

Sipas këtyre shkencëtarëve “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet sëmundja që, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Këta shkencëtarë pretendojnë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook dhe Instagram.

Simptomat kryesore janë paaftësia për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe marrja e telefonit edhe në tualet kur shkojmë për të kryer nevojat personale.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share