Main Menu

Aksidenti në Maqedoni, Haradinaj nis punën me një minutë heshtje

Kryeministri kosovarë Ramush Haradinaj ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”.

Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 37 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë.

Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share