Main Menu

Historike, hiqet emri Maqedoni nga ndërtesa e Qeverisë

Në ndërtesën e Qeverisë ka filluar heqja e mbishkrimeve dhe korrigjimi i tyre, duke i zëvendësuar me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ky veprim pason pas hyrjes në fuqi të plotë të Marrëveshjes së Prespës, pasi që Kuvendi grek i dha dritë jeshile Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

Shkonjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” janë hequr nga fasada në hyrje të godinës, dhe se do të shtohet emri i ri. Ndryshimet pritet të pasojnë edhe me heqjen e tabelës kryesore, e cila duhet të përmbajë po ashtu emrin e ri , por duhet të jetë e shkruar edhe në gjuhën shqipe, konform Ligjit për gjuhët.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share