Main Menu

“The Economist” Maqedonia nuk është shteti i vetëm që ka ndryshuar emrin, ja cili shtet i BE-së ndryshoi emrin në 2016

Historia na thotë se duhet vite derisa publiku të pranojë ndryshimin e emrit të një shteti, përcjell, Zhurnal.mk

ÇFARË është emri? Në 25 janar, pas negociatash shumë mujore, deputetët grekë votuan ratifikimin për njohjen e fqinjit verior me emrin e ri “Maqedonia Veriore”, e cila solli njëherësh edhe fundin e kontestit 28 vjeçar mes dy fqinjëve ballkanikë. Kjo kishte shkaktuar edhe bllokimin e Shkupit nga integrimet euro-atlantike. Ratifikimi u pa si një ngjarje historike.

Por Maqedonia nuk është shteti i vetëm që ka ndryshuar emrin së fundi. Në 2016 Republika Çeke (Czech Republic) përshtati emrin me version më të shkurtër Çekia (Czechia). Poashtu në vitin e kaluar, mbretëria afrikane e Svazilandit u riemërua “eSwatini” nga monarku i saj u plotpushtetshëm.

Shtetet ndryshojnë emrat e tyre nga arsyet historike dhe kulturore. Në rastin e Maqedonisë, qëllimi ishte te pretendimet kontestuese për historinë e lashtë të Aleksandrit të Madh.

Për eSwatini, lëvizja erdhi si arsye e të kaluarës koloniale dhe përshtatja me identitetin afrikan – ai ishte ndër shtetet e pakta afrikane që edhe pas pavarësisë, mbante akoma emrin e vendosur nga kolonizatorët europianë.

Te Çekia objektivi ishte për përdorim praktik. Shteti shpresonte që emri i ri do ishte më i lehtë për përdorime informale, me të njëjtën arsye që “Sllovakia” e përdorte Republika Sllovake (Slovak Republic).

Mjerisht, emrat e ri të shteteve mund të jenë të ngadalta për t’u kapur. Një vështrim prapa në disa nga ndryshimet më të rëndësishme të shekullit të 20, duke përdorur bazat e të dhënave të Google Ngram Viewer nga mbi 5 milion vepra të printuara, tregon se nevojiten vite që emri i ri të gjejë përdorim të gjërë. Një shembull kemi largimin e kolonizatorëve britanikë nga Ceylon, duke e zëvendësuar emrin e shtetit me Shri Lanka në 1972. I duhej rreth një dekadë, që emri i ri të fillonte të kalonte përdorimin e emrit të vjetër. Emri Zimbabve kaloi përdorimin e emrit të vjetër Rhodesia për një periudhë dyfish më të shkurtër, përcjell, Zhurnal.mk

Kur qeveria ushtarake e Burmës ndryshoi emrin e ri me Myanmar në 1989, disa qeveri të huaja hezitonin të njihnin emrin e ri, me pretekstin se do i jepnin legjitimitet regjimit. Në 2008, emri Burma akoma përdorej në librat e gjuhës angleze, thuajse dyfish më shumë sesa Myanmar (shih infografikun e ECONOMIST). Ngjashëm vlen edhe për Iranin (emri i vjetër Persia).

Në infografikun mund të shikoni se vetëm Tajlanda (emri i vjetër Siam) dhe Botsvana (emri i vjetër Bechuanaland) kishin një shpejtësi më të madhe në përdorimin e emrit të ri.

Vijmë te rasti konkret: Republika e Maqedonisë Veriore

Është e vetëkuptueshme që edhe Maqedonia Veriore do e ketë fatin e shteteve të lartëpërmendura. Tashmë emri i ri duhet të pranohet në Kombet e Bashkuara si bazë e të dhënave gjeografike, ndërsa Google Maps akoma e përdor emrin e shtetit “Macedonia (FYROM)”. Ndryshimit i nevojitet kohë. Por pas disa vitesh kontestesh mbi mbretërinë dikur të udhëhequr nga Aleksandi i Madh, është e thënë që përfundimisht të shkojë në histori, përcjell, Zhurnal.mk

Linku i artikullit në “The Economist”
https://www.economist.com/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share