Ministria e Kulturës: Nesër do të fillojë shqyrtimi i projekteve të refuzuara

Që nesër, komisionet në ministrinë e Kulturës do të fillojnë të me shqyrtimin e të gjithë aplikacioneve të refuzuara.

“Ju njoftojmë se nesër (11.02.2019) me fillim në orën 10:00 në hapësirat e ministrisë së Kulturës, do të fillojnë me punë të gjitha komisionet profesionale të veprimtarive të veçanta të cilat do të kenë për detyrë që përsëri t’i shqyrtojnë të gjitha aplikacionet që ishin refuzuar në konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019”, thonë nga ministria e Kulturës.

Vendimet për të gjitha aplikacionet e refuzuara do të anulohen, thonë nga ministria e kulturës, dhe pas shqyrtimit të tyre të sërishëm, nëse përcaktohen parregullsi, lista e projekteve të mbështetura me interes nacional do të plotësohet.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share