Main Menu

Simovski: Regjistrimi i popullsisë do të jetë pa përkatësinë etnike për të mos pasur ndikime politike

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostol Simovski, në intervistë për Lasat, thotë se regjistrimi i popullsisë duhet të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është një nga arsyet pse nuk është e nevojshme përkatësia etnike e qytetarëve në regjistrimin e popullsisë.

Ai thotë se në regjistrimin e fundit ka pasur ndikim politik dhe për këtë shkak ka dështuar ndërsa tani të gjitha aktivitet do të orientohen për të mos ketë ndikime të mundshme politike. Regjistrimi, sipas Simovskit, është operacion statistikor që duhet të mbetet si i tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mos përfshirja e përkatësisë etnike në regjistrim është propozimi ynë. Ne vlerësojmë se në këtë mënyrë do ta heqim regjistrimin nga interesi politik”, thotë Simovski.

Në nga pengesat, krahas përkatësisë etnike, në vitin 2011 ka qenë edhe evidentimi i diasporës.

“Ishte pengesa kryesore edhe në vitin 2002 dhe 2011, sepse me atë ligj nuk u mundësua të përfshihen me regjistrim edhe personat që mungojnë në vend më gjatë se 1 vit. Këtë herë edhe këta persona do të përfshihen në regjistrim, pra do të regjistrohen, me atë që do të japim më shumë mundësi për regjistrimin e tyre”, shtoi ai.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share