Pendarovski dhe Dimitrov favorit absolut për zgjedhjet presidenciale. Sela i treti me 5.4 %.

Në pyetjen se nëse mbahen nesër zgjedhjet presidenciale, numri më i madh i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Në favor të Zaev janë përgjigjur gjithsej 12.7 për qind të anketuarve, ndërsa 7.8 për qind në favor të Mickoskit. Kështu janë përgjigjur qytetarët në anketën e organizuar nga TV Telma.

Siç dihet, liderët e dy partive më të mëdha janë deklaruar se nuk do të garojnë në zgjedhje, prandaj si favorit për të fituar zgjedhjet janë Nikolla Dimitrov me 6.9 për qind, pas tij renditet Stevo Pendarovski me 5.8 për qind. Në vendin e tretë është renditur Zijadin Sela me 5.4 për qind, ndërsa pas tij vijnë Vlatko Gjorçev dhe Imer Selmani, për të cilët janë deklaruar 4.2 për qind të anketuarve.

Nga emrat tjerë që po lakohen si kandidat potencial – Radmilla Shekerinska dhe Denko Malevski kanë përkrahjen e 2.7 për qind të qytetarëve. Gordana Siljanovska Davkova me 1.3 për qind, ndërsa Olive Spasovski vetën 0.9 për qind.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share