Main Menu

Osmani i emocionuar: Falenderoj Zotin për gjithçka, tani synoj evropianin për senior

Sukseset për karateistin nga Gostivari Doan Osmani nuk kanë të ndalur. Osmani sot u shpall kampion Evrope në U21 në kategorinë deri në -75 kg, i cili u mbajt në Alborg të Danimarkës prej 8 deri më 10 shkurt. Gostivarasi në finale ishte superior, duke mposhtur karateistin nga Gruzia Nikita Beljavski me rezultatin bindës 4:0 Kampioni i dyfishtë ballkanik në U21 u shpreh i emocionuar për këtë sukses, duke falenderuar Zotin, trajnerin e tij Arlind Huesinin dhe të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur gjatë rrugëtimit të tij drejt shpalljes kampion Evrope.
“Sa i përkët ndjenjave, për momentin nuk mund ti përshkruaj. Falenderoj Zotin për gjithçka, trajnerin tim Arlind Huseinin dhe të gjithë ato që më kanë përkrahur të arrij këtu ku jam”, u shpreh për TV Shenja Doan Osmani.
Osmani vlerëson se nuk ishte e lehtë të bëhesh kampion Evrope duke marrë parasysh numrin e madh të vendeve pjesmarrëse, teksa gostivarasi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi tanimë synon kualifikimin në kampionatin Evropian për senior i cili do të mbahet në fund të muajit mars në Guadalahara të Spanjës.
“Normalisht nga 51 shtete nuk ishte edhe aq e lehtë të bëhesh kampion evrope, mirëpo jam përgatitur shumë për këtë garë dhe ja në fund erdhi rezultati. Synime kemi shumë, mirëpo momentalisht synimi i rradhës është që të kualifikohem në kampionatin evropian për senior i cili do të mbahet në fund të muajit në Spanjë”, deklaroi Osmani.
Ky rezultat është shytje e madhe për Doan Osmanin i cili në të ardhmen pretendon të sjellë medalje nga ndonjë Kampionat Botëror ose edhe nga Lojërat Olimpike të cilët janë ëndërr për çdo sportist.
Samir Sinani /SHENJA/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share