Të hënën do të realizohet aktiviteti senzibilizues “Dita pa makina” në Gostivar

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental, me iniciativë të kryetarit Arben Taravari, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, e organizon “Ditën pa makina”.
Aktiviteti do të mbahet të hënën (11.02.2019), me ç’rast do të ndalohet trafiku në pjesën qendrore të qytetit, respektivisht në rrugët e cekura në vijim:
- Rruga “APJ” (rruga e Dibrës) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Vëllezërit Gjinoski
- Rruga Ilindenska (ish Boris Kidriç) prej në qendër deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev (City Center), dhe
- Rruga M.Ç.Filiposki prej te Vitamin Aga deri te kryqëzimi me rrugën Borçe Jovanoski
Mbarëvajtjen e komunikacionit gjatë realizimit të këtij aktiviteti, do ta sigurojë Stacioni policor – Gostivar.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti senzibilizues duke shmangur shfrytëzimin e automjeteve pa ndonjë nevojë, sidomos në këtë ditë por edhe në përgjithësi.
Related News

Vizitë ngushëlluese e Reisul Ulemasë në Gostivar
Gjatë ditës së sotme, Reisul Ulema i BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi vizitoi në GostivarRead More

Zv.kryeministri Lika viziton në Gostivar familjet e viktimave në autostradën Shkup – Tetovë
Zv.kryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika sot ka qëndruarRead More