Main Menu

Ishte duke shkruar një libër kundër Islamit, politikani holandez konvertohet në Mysliman

Deputeti i partisë ultra nacionaliste holandeze (PVV), 39-vjeçari Joram van Klaveren pranon fenë islame.

Klaveren, i cili më herët njihej si një kundërshtar i migracionit dhe emigrantëve, tani është bërë përkrahësi më i madh i refugjatëve sirianë, irakianë dhe afganë në vend.

Joram van Klaveren deklaroi se i përkiste partisë më ekstreme dhe armiqësore ndaj Islamit. Pas ishte duke shkruar një libër kundër fesë Islame, ai hulumtoi Islamin për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij lidhur me sekretin e dashurisë së muslimanëve për fenë dhe pejgamberin e tyre të nderuar.

Pasi u konvertua në mysliman ai nxori një libër në të cilën përshkroi të mirat që sjell kjo fe dhe propagandat e bëra kundër myslimaneve në Holandë.

Sipas gazetës holandeze, “Het Parool” van Klaveren para disa ditesh vizitoi një xhami në Amsterdam me sytë e mbushur me lot ku u fotografua nga xhemati mysliman.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share