Main Menu

Andrea Bocelli duet me të birin në Sanremo, emocionojnë publikun

Festivali i Sanremos këtë vit e ngriti siparin me Matteo Bocellin, djalin e tenorit të madh Andrea Bocelli, i cili ka performuar duetin “Fall on Me”, së bashku me të atin në skenën e festivalit Sanremo.

Kjo nuk është hera e parë që Matteo dhe Andrea këndojnë së bashku. Babë e bir kanë performuar edhe në Madison Square Garden në New Jork. View this post on Instagram

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Matteo ka deklaruar se është një fans i madh i babait të tij dhe po ashtu ai ka pranuar me sinqeritetin e plotë se të qenurit i biri i të madhit Andrea Bocelli i ka mundësuar lehtësira të mëdha në karrierën e tij.

21-vjeçari mahniti publikun italian jo vetëm me zërin, por edhe fizikun, pasi djaloshi është gjithashtu edhe model.

Andrea i ka dhënë të birit xhaketën e lëkurës me të cilën ka performuar vetë në 1994-ën si një ogur i mirë për karrierën e tij.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share