Main Menu

MBROJE VETEN MË KËTO FJALË

– Nëse do që shejtani mos të të afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia, makina apo puna: Bismilah tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah (Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).
– Nëse do që Allahu të të mjaftojë gjatë çdo brenge e vështirësie, thuaj shtatë herë: Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim (Më mjafton mua Allahu, nuk i takon adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh).
– Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet.
– Kur ndien ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite: La ilahe il-la Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin (Nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve).
– Kur e hulumton dritën në kohën e errësirës, lexoje suren Kehf në ditën e xhuma.
– Kush do të jetë në zemrën e tij, le të kapet për fjalën: Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin (O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit).
– Nëse do që Allahu të jetë i kënaqur me ty Ditën e Kiametit, thuaj nga tri herë, në mëngjes dhe në mbrëmje: Redijtu bil-lahi Rabben ve bil islami dinen, ve bi Muhamedin nebijjen (Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të).
– Shejtani thotë: “E shkatërrova të birin e Ademit me gjynahe dhe ai më shkatërroi me istigfar dhe me fjalën la ilahe il-lAllah.”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share