Main Menu

Kjo është minarja e vetme në botë pa xhami

Minarja e xhamisë që del nga liqeni i mbuluar me akull në Agr? të Turqisë tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve gjatë periudhës së dimrit.

Pjesa më e madhe e fshatit Basçavus, 18 kilometra nga qendra e qytetit, mbeti nën ujë pasi u aktivizua diga Yazici, gjë që çoi në shpërnguljen e popullsisë.

Xhamia e fshatit dhe shtëpi të shumta mbetën nën ujë, ndërsa minareja mbeti mbi sipërfaqen e saj.

Gjatë muajve të verës është vështirë për të arritur minaren, ndryshe nga periudha e dimrit në të cilën uji është ngrirë dhe lehtëson aksesin më të lehtë.

Kjo pamje si një përrallë dimrore në Agr? tërheq shumë fotografë dhe turistë vendas e të huaj.

Banori i fshatit Basçavus, Abdurrahman Beser (70), tha se pamja e minares mbi sipërfaqen e ujit ringjall kujtimet dhe i kthen banorët në të kaluarën.

“Pasi u ndërtua diga, banorët u larguan dhe xhamia dhe varrezat e fshatit dhe disa shtëpi mbetën nën ujë. Është një pamje shumë e bukur e minares. Edhe në verë është bukur, turistët dhe banorët vijnë për vizita. Kur shikoj minaren më kujtohet koha e vjetër, e cila më mungon, ku ka mbetur vetëm minarja”, tha Beser.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share