DYNJANË E KUPTON KUR E HEDH DHEUN MBI ATË QË E DO

Atëherë kur e hedh dheun mbi atë që e do, pasi ndahet nga jeta, do ta kuptosh se dynjaja është fare e kotë dhe se qëndrimi në të nuk është i përhershëm. Allahu i mëshiroftë të gjithë ata që i humbëm!
Ditët po përsëriten dhe s’ka diçka të re. Vjen fundi i javës që të fillojë java tjetër. Puna, fëmijët, shkolla, përsëritja, pastaj gjumi. E përfundojmë javën tonë me vizitën e farefisit që t’i kthehemi së njëjtës rutinë. Zinxhirë nga ditët, kështu që vitet shkojnë dhe jeta jonë fillon të përfundojë.
Të gjithë ne, pa fare dyshim, ndiejmë lodhje, mirëpo, a nuk ndiejmë humbje për ditët që po kalojnë?!
Ne e dimë bindshëm se ato ditë janë pjesë e jetës sonë dhe se ato përfundimisht nuk do të kthehen më.
Për këtë arsye, bëje pjesë të ditës sate leximin e Kuranit dhe mos e lër atë sido që të vijë situata. Për çdo ditë përmende Allahun, mos e lër dhikrin, bëj shumë dua për veten dhe për prindërit e tu, për fëmijët e tu dhe për të dashurit e tu.
Edhe nëse të kalon dita me të njëjtën rutinë, e pastaj e rikujton leximin tënd, dhikrin tënd, e duatë e tua dhe se ato janë vepra që me to e ndërton ahiretin tënd, atëherë të qetësohet zemra dhe shpirti.
E di se në këtë ditë ke vepruar diçka dhe se ajo do të jetë argument për ty, e jo kundër teje. Mos harro se banorët e Xhenetit, nuk pendohen për diçka tjetër, si pendimi për orët dhe kohën që u kaloi, ku në to nuk e përmendën Allahun.
Thoni gjatë ditës: Subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber, la haule ve la kuvete il-la bil-lah, estagfirullah, e shumë forma të tjera të dhikrit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share