Main Menu

Zbulohet sekreti i statujave të lashtë në Ishujt e Pashkëve

Disa qindra statuja të mëdha, të njohura me emrin Moai, të lartë deri 15 metra dhe të rëndë 75 tonë, i mahnitin vizitorët e Ishujve të Pashkëve tashmë me gjenerata.

Në studimin më të ri të publikuar në revistën PLOS One pretendohet se lokacionet janë zgjedhur sipas afërsisë së ujit të freskët.

Besohet se i kanë ndërtuar polinezianët në mes të viteve 1250 dhe 1500.

“Kur kemi filluar t’i hulumtojmë të dhënat hidrologjike, kemi vërejtur se burimet e ujit të freskët dhe lokacionet e statujave janë të lidhur”, thotë autori kryesor i studimit Carl Lipo, antropolog në universitetin e Nju Jorkut Binghamton.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm në Moait të vendosur afër bregdetit, por edhe për ata të cilët janë të vendosur në brendësi.

Atje ku nuk janë, nuk ka as ujë, thotë Lipo.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share