“Nëntori” i Arilena Arës, kënga e katërt më e dëgjuar e momentit në Rusi

Këngëtarja Arilena Ara vitin që shkoi u rikthye fuqishëm me këngën “Nëntori”, një baladë e mbresëlënëse me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike”, dhe u rendit e treta.

Kjo këngë fitoi menjëherë simpatinë e publikut për vargjet e tekstit dhe melodinë e bukur, duke u bërë një hit i padiskutueshëm në trevat shqiptare për disa muaj.

Por, duket se “Nëntori” ka arritur të ketë një sukses edhe jashtë kufinjëve, duke goditur kështu edhe veshin e të huajve, transmeton Telegrafi.

Në listën e këngëve më të kërkuara nga “Shazam”, rezulton që remiksi i këngës “Nëntori” të Arilena Arës, është kënga e katërt më e kërkuar dhe e pëlqyer e momentit në Rusi.

Ka qenë kompozitori i këngës Darko Dimitrov ai i cili e ka bërë të ditur këtë gjë, duke publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaq top listën e këngëve më të kërkuara në Rusi, në të cilën figuron edhe “Nëntori” i tij në vendin e katërt.

Një renditje kaq e lartë në një ndër shtetet më të mëdha, mund të konsiderohet një sukses i madh për “nëntorin”, ngase kujtojmë që edhe mega suksesi i këngës “Bonbon” të Era Istrefit, i pati fillimet e veta në top listat e aplikacionit “Shazam” nëpër botë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share