Main Menu

Merkel në Athinë: Sot vini në një Greqi krejtësisht tjetër

Angela Merkel, ndryshe nga vizita e vitit 2014, u prit kësaj here me shumë mirënjohje në Athinë. Tsipras dhe Merkel bëjnë bilancin e një marrëdhënie të trazuar e jo pa konflikte në katër vitet e fundit.

Bllokime të përkohshme të policisë dhe një demonstratë me ndoshta 200 pjesëmarrës, kaq, më shumë nuk mund të përmendet për situatën e sigurisë gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel në Athinë të enjten e të premten (10-11.01.).

Një program kontrastues krahasuar me vizitën e saj në vitin 2014. Angela Merkel u prit atëherë me protesta të zemëruara dhe parulla armiqësore. Kësaj here ajo pritet shumë miqësisht.

„Gjermania dhe ju personalisht e keni mbështetur Greqinë në forma të ndryshme, që të dalë nga gjendja e rëndë e programeve të ndihmës”, deklaroi presidenti grek, Propokopis Pavlopoulos, pas takimit me Merkel të premten.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share