Main Menu

Meka “pushtohet” nga karkalecat

Vendi më i shenjtë në Islam është “pushtuar” nga mijëra karkaleca, duke i detyruar pastruesit të veprojnë për t’i larguar insektet.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale shfaq insektet që janë grumbulluar përreth Xhamisë së Madhe në Mekë, e cila pret çdo vit miliona pelegrinë muslimanë.

Në një nga videot, insektet mund të shihen qartë kur qielli i natës ndriçohet nga dritat e xhamisë.

Një vështrim më i afërt i tregon ato duke u kërcyer në të gjitha drejtimet, mbi kokat e pastruesve me uniforma të gjelbra që përpiqen të merren me to.

Në një tjetër video shfaqen insektet që mbulojnë muret e xhamisë, ndërsa janë shpërndarë kudo.

Autoritetet e Mekës ndanë fotot në Twitter të pastruesve, të veshur me maskë fytyre, spërkatjen e insekticidit, ndërsa ata u përpoqën të dizinsektojnë vendin.

Sipas faqes Arabe të CNN, autoritet kanë deklaruar se insektet ishin identifikuar si ‘karkaleca të zinj’.

Në reagimin zyrtar thuhet se kanë qenë insekte migratore dhe se për eliminimin e tyre kanë qenë në punë 138 persona.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share