Main Menu

Zbulohet mashtrimi i Ramës, për përgjysmimin e tarifës për studentët

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë kanë shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale një njoftim, i cili u ka ardhur nga drejtuesit e kësaj shkolle sipas të cilit deri në datën 28 Janar duhet të paguajnë tarifat e plota të shkollës.

Është e paqartë se çfarë po ndodh ndërkohë që protesta vazhdon, por kryeministri Edi Rama në disa dalje publike ka deklaruar “me gojën plotë”, se duke filluar që nga muaji Janar i këtij viti tarifat për studentët bachelor do të bëhen 50% të vlerës vjetore të mëparshme.Në muajin Dhjetor kur studentët kishin vetëm disa ditë që protestonin, vetë kryeministri Rama deklaroi, se kërkesat e tyre do të plotësohet ndërsa theksoi se VKM për pagesë shtesë për provimet e mbartura u hoq, e ndërsa sa i takon kërkesës për përgjysmim të tarifës ai ka deklaruar se këtë vit do të paguajnë të gjithë studentët e bachelor 50% të tarifës vjetore ndërsa vitin e ri akademik, do të ndahen në kategori studentësh.

Edhe në daljen e tij të fundit televizive te emisioni “Xing me Ermalin”, Rama deklaroi me mburrje, të njëjtën gjë. Por duket se në realitet, gjërat janë krejtësisht ndryshe. Kjo shkresë e fakultetit të Inxhinierisë tregon se Rama dhe qeveria janë mjaftuar vetëm me premtime publike në funksion të shuarjes së protestës, pa ndërhyrë në procedura konkrete në çdo universitet, për të bërë realitet përgjysmimin e tarifës të paktën për studentët bachelor.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share