Main Menu

Studentët shqiptarë e mbyllin për sot: Dalim sërish nesër në protestë

Mbyllet pas afro 4 orësh protesta e studentëve para  godinës së Kryeministrisë në ditën e parë për vitin 2019.

Protestuesit kanë njoftuar se do mblidhen sërish nesër në të njëjtën orë.

Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Studentët janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve. Në protestën e sotme, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte. Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.

“Edhe nëse nuk protestojmë në shesh do ketë bojkot total të universiteteve”– thotë një studente.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share