Main Menu

Inter përforcohet, pas Diego Godin edhe Arjen Robben do të bashkangjitet në ekip

Në Inter janë duke kryer punë të jashtëzakonshme në afatin kalimtar dimëror.

Pasi është thënë se kanë arritur marrëveshje me Diego Godin, që gjatë verës ta marrin si lojtar të lirë, tashmë raportohet se skuadra nga Milan është në bisedime me Arjen Robben.

Sipas “FCInterNews”, “Nerazzurët” janë afër që të arrijnë marrëveshje me anësorin holandez.

Robben i cili do të mbushë 35 vite gjatë këtij muaji do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme.

Lojtari ka bërë të ditur se aventura e tij tek  Bayern nuk do të zgjatet. Një rikthim në Holandë ka qenë opsioni në tavolinë, mirëpo një sfidë në “San Siro” nuk do të mbetet pa u konsideruar.

Robben pati thënë se do të vazhdojë me futbollin vetëm në rast se merr ndonjë ofertë tërheqëse.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share