Main Menu

Përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga pirja e shishës

Pirja e një shishe mund të ketë të njëjtat efekte negative sikur pirja e një pakoje cigare, kanë gjetur hulumtimet e reja.Sipas tyre, pirja e shishas rrit ndjeshëm rrezikun për diabet dhe obezitet.

Në atë që po quhet studimi më i madh ndonjëherë drejt eksplorimit të efekteve negative të shishave, hulumtuesit nga Brighton dhe Shkolla Mjekësore e Sussex gjetën se njerëzit kanë të ngjarë të fitojnë peshë dhe zhvillojnë diabetin e tipit të 2-të në rast të inhalimit të tymit.

Pjesëmarrësit, nga Irani, iu nënshtruan një pyetësori, i cili hulumtoi historinë e tyre të duhanit, faktorët e rrezikut kardiovaskular, së bashku me ankthin dhe depresionin.

Rezultatet nga anketimi zbuluan se “obeziteti, sindromi metabolik, diabeti dhe dislipidemia u shoqëruan pozitivisht me përdorimin e shisha-s, ndërkohë që shoqërohej negativisht me pirjen e duhanit”.

Ato u mbështetën nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), i cili pretendon se ndërsa është e vështirë të thuhet saktësisht se sa substanca toksike thith një person nga një pirje të shishës, por vlerëson se mund të thithet tym në më shumë se 100 cigare.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share