Main Menu

Xhezair Rexhepi, skulptori nga Gostivari që mahnit Nju-jorkun me veprat e tij

Dimri i këtij viti për artistin nga Gostivari, Xhezair Rexhepi , do të mbetet gjatë në kujtesë pasi kësisoj ai për herë të parë prezantoi para publikut amerikan botën e tij imagjinare dhe kreativitetin e vet si skulptor në hapësirën e Galerisë së madhe në Njujork të Amerikës shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në SHKUP.

Ai i shoqëruar nga një grup artistësh shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Maqedoni këto ditë qëndrojnë në Amerikë dhe kanë organizuar dy shfaqje-ekspozita kolektive në Njujork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që synojnë bashkëpunimin kulturor mes dy kontineteve.

Vizitorët e shumtë kanë vlerësuar projektin tërheqës, dhe më tej koleksionin e ekspozuar të veprave të skulptorit të njohur shqiptar nga Maqedonia të cilët në Njujork prezantuan ekspozitën kolektive.

Vepra artistike e kishte aftësinë të përcillte profile me elemente shqiptare nga Maqedonia. Vërehej një tipologji e veçantë e karaktereve që të bënte të kërkoje fytyra të ngjashme ne realitetin, profile që mund t’i thoshe vetes se ku i kam parë, por në të vërtetë ato ishin krijimtari e artistit Xhezair Rexhepit

Ekspozita kolektive e arstistëve nga Maqedonia do të qëndrojnë të ekspozuara në Galerinë në Njujork.

Me nismën e skulptorit Xhezair Rexhepit fillimisht në Njujork, u shfaqën skulptura me elemente shqiptare të cilët u bënë objekt dhe subjekt i ekpozitës kolektive.

Lidhjet e hershme mes krijuesve të të dy kontineteve gjetën një formë të re në spektaklin e artistëve shqiptarë në Amerikë.

Të pranishmit duartrokitën gjatë interpretimin e artistëve që jetojnë dhe punojnë në SHBA edhe për ekzekutimin e veprave të arstistëve të ndryshëm.

Më pas, drejtuesit lokalë, në një takim të veçantë, kërkuan bashkëpunimin e mëtejshëm të artistëve shqiptarë nga Maqedonia me qytetin amerikan, në përgatitjen e një EKSPOZITE me tema të përbashkëta.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share