Main Menu

Deklaratat interesante dhe thumbuese, konfliktet dhe momentet që do të kujtohen nga viti 2018

Përtej rezultateve, 2018 ishte një vit në të cilin bota e futbollit na dhuroi me momente dhe deklarata (thënie) të paharrueshme nga disa prej emrave më të shquar në sportin botëror.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka koleksionuar disa nga thëniet më të mirat për shkak të rëndësisë së tyre, ashpërsisë së tyre ose rëndësisë së momentit.

Më poshtë Telegrafi ua sjell këto deklarata, të cilat padyshim se janë interesante për nga kuptimi apo thumbimi i bërë.

Gianluigi Buffon pas ndeshjes ndaj Real Madridit: “Gjyqtari ishte një kafshë, ai ka mbeturina në vend të zemrës”.

Gerard Pique: “Ka njerëz që presin shumë nga unë dhe ndihem sikur po e braktis shpellën”.

Valentino Rossi: “Kam frikë nga Marc Marquez, ai ka shkatërruar sportin tonë”.

Mino Raiola: “Pep Guardiola, si trajner është fantastik, por si person ai nuk është asgjë, është një frikacak, një qen”.

Jose Luis Chilavert: “[Michael] Ballack kundërmon sikurse një dhi, nuk mund të qëndroni pranë tij”.

Uli Hoeness, pas ndeshjes së Bayern Munichut kundër Sevillas: “Loja e q*** e Juan Bernat pothuajse na eliminoi nga Liga e Kampionëve”.

Yaya Toure: “Guardiola pretendon të mos ketë probleme me lojtarët me ngjyrë”.

Dani Ceballos: “Zinedine Zidane ndryshonte sistemin e lojës për të vënë lojtarë të tjerë para meje në formacion”.

Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopetegui: “Bordi i Drejtorëve kupton se ka një mospërputhje të madhe në mes të cilësisë së lojtarëve të Real Madridit, prej të cilëve tetë janë të nominuar për Topin e Artë, diçka që është e pashembullt në historinë e klubit”.

Jose Mourinho: “Duhet të më respektoni, kam më shumë tituj të Ligës Premier sesa 19 trajnerët e tjerë”.

Alberto Puig: “Të tjerët donin ta fitonin titullin e MotoGP më shumë se [Dani] Pedrosa”.

Dani Pedrosa: “Alberto Puig duhet të lërë të qetë ata që nuk flasin keq për të”.

Sergio Ramos: “Unë kam qenë në majë te e valëve për një kohë të gjatë, më pëlqen të jem në bordin tim, dhe ai që q**** me mua është në ujë”.

Alan Shearer në Paul Pogba: “Ai nuk është i aftë as për të lidhur këpucët e yjeve të mëdha që kanë luajtur për Manchester Unitedin”.

Maradona për Messi: “Është e padobishme të bësh kapiten një burrë që shkon në banjë 20 herë para një ndeshjes”.

Iker Casillas në Twitter, thumbim për Mourinhon: Në rastin e trajnerëve, kur dhe në ç’pikë e shohin ata se nuk janë më të aftë për të drejtuar apo trajnuar një skuadër?”

Dejan Lovren: “Sergio Ramos bën gabime më shumë se unë, dhe Raphael Varane është më i mirë se ai”.

Jurgen Klopp: “Nëse e shihni duelin Ramos- Salah përsëri dhe ju nuk jeni nga Madridi, ju e shihni se Ramos ishte i pamëshirshëm dhe brutal”.

Sergio Ramos: “Klopp do të dëshirojë ta justifikojë atë, por nuk është finalja e parë që ka humbur”.

Thibaut Courtois: “Diego Simeone kritikon Real Madridin që të bëhet më popullor me tifozët e tij”.

Ramos për Griezmann: “Injoranca është e guximshme. Kur e dëgjoj këtë fëmijë, unë kujtoj [Francesco] Tottin, [Gianluigi] Buffonin, Raulin, Iker Casillasin dhe Andres Iniestan që fituan gjithçka, por jo edhe Topin e Artë”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share