Main Menu

“Whatsapp” vjen me një risi në 2019 dhe përdoruesit e urrejnë që tani

Pas atij ndryshimi të papëlqyer që Instagrami bëri para pak ditësh dhe që u tërhoq menjëherë nga kompania, duket se edhe “Whatsapp” ka bërë të njëjtën gjë për të zhgënjyer perdoruesit e tij.

“Whatsapp” ka sjellë shumë ndryshime së fundmi, duke filluar nga “sticker” e deri te video-telefonata në grup.

Aplikacioni që sot shënon rreth 1.5 miliardë përdorues, tashmë pritet të shfaqë reklamat e personalizuara në “statuset” tona.

Instagram dhe Facebook kanë kohë që kanë pranuar reklamat, por me sa duket nuk do të shpëtojmë nga ky fakt as nga aplikacioni jonë i preferuar “Whatsapp”.

Bashkëthemeluesi Brian Acton, nuk ra dakord me ndryshimet e fundit mbi “ Whatsapp” gjë që solli dhe largimin e tij nga kompania.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share