Main Menu

Ninxha: Brishkovska urdhëroi Veljanovskin të hapte dyert e Kuvendit

Qendra e operacionit për sulmin e përgjakshëm më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë i vendosur në katin e tetë të Oborrit të Bardhë të VMRO-DPMNE-së. I akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha i përmendi pallatin e bardhë dhe hotelin Meriot, si shtabe prej ku kanë ardhur urdhrat për sulmin e përgjakshëm në Kuvend. Në sallën e gjykatës Ninxha sqaroi se prej vitit 2015 ka punuar për nevojat e DSK-së. Ka marrë distinktiv, revole dhe radio. Në shërbimin e kanë regjistruar me emrin “Samuraj”. Më 27 prill të vitit të kaluar, përmes telefonit në centralin e VMRO-DPMNE-së e kanë thirrur Sasho Mijallkovi dhe Spiro Ristovski. Ka mbërritur në ndërtesën. Ka hasur në, siç u shpreh, shtab paramilitar, prej ku janë shpërndarë urdhra për të gjithë të përfshirët në skenarin e përgjakshëm.

E vërejta shtabin komandues operativ në VMRO-DPMNE. Atje ishin Biljana Brishkovska – Boshkovska, Mile Janakievski, Kirill Bozhinovski, Spiro Ristovski, Mitko Çavkov, Boris Josifovski nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov. U ula. Të gjithë flitnin në telefon. Brishkovski komunikonte me Trajko Veljanovskin, Janakievski dhe Ristovski i jepnin urdhra Bogdan Ilievskit – Betmen. E dëgjoja Mitko Çavkovin se komunikonte me të akuzuarin Mitko Peshov. Pas një kohe në shtab erdhi edhe Vlladimir Atanasovski, drejtor i atëhershëm i DSK-së- deklaroi  Aleksandar Vasilevski – Ninxha

Ninxha rrëfeu bisedën që e ka pasur Biljana Brishkovska – Boshkovska. I ka urdhëruar Trajko Veljanovskit që deputetët të hapin dyert e Kuvendit.

Biljana fliste se skenari i parë nuk ka arritur sukses ose deputetët të rrihen në Kuvend. Iu lajmërua personalisht Trajko Veljanovski dhe i tha që të hapen dyert e Kuvendit- pohoi Aleksandar Vasilevski – Ninxha

Sipas njohurive të Ninxhës, natën e 27 prillit, gjendja e luftës duhej të shpallet nga presidenti Gjorge Ivanov. Informacionin e ka marrë nga Goran Grujevski, i cili përndryshe është në arrati në Greqi.

Grujevski më tha se ka shtatë ose tetë persona në operacione të fshehta në Kuvend dhe se ka informacion se nën presion nga shtetet e jashtme ndaj Ivanovit, nuk do të ketë gjendje lufte- shtoi Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Ninxha i ka pranuar të gjitha urdhrat, ndërsa i ka referuar Nikolla Boshkovskit i cili u arratis në Greqi. Pikërisht Boshkovski ka urdhëruar që të merren regjistrimet nga kamerat e sigurisë nga Kuvendi. Janë shkatërruar në hapësirën e fshehtë të DSK-së. Ka qenë i pranishëm edhe Ninxha.

Ishin hard disqe të zeza. I vendosën në presë. I shtypën e më pas copat Nikolla Boshkovski i hodhi në Vardar”- tha  Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Avokati i Ninxhës, Zvonko Davidoviq tha se dëshmimi i klientit të tij ka treguar se zinxhirin e komandimit më 27 prill të vitit të kaluar e kanë marrë përsipër persona partiakë.

Kreu partiak ose disa persona të caktuar e kanë marrë përsipër komandën mbi MPB-në për shkak të mbrojtjes së disa interesave të tyre ose të drejtave politike për të cilat kanë menduar se i posedojnë- deklaroi Zvonko Davidoviq, avokat.

Si dëshmitar me propozim të Ninxhës sot dëshmoi edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ai u soll nga parburgimi. Ishte konfuz dhe i habitur dhe jepte përgjigje të palogjikshme. Tha se më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë në punë deri në orën 18, e më pas ka ndjekur hendboll. Dëshmoi edhe vëllai i Ninxhës, Bllagoja Vasilevski. Shkurtimisht tha se më 27 prill ka qenë në Austri, ndërsa me vëllain e tij ka folur për shëndetin e nënës së tij. Për të hënën me propozim të të akuzuarit Abdulfeta Alimi, do të dëshmojë deputeti Ziadin Sela. Përveç Selës një pjesë e të akuzuarve e propozuan si dëshmitar edhe Trajko Veljanovskin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share