Main Menu

Vendoset bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Bashkisë së Cërrikut

Një delegacion i Komunës së Gostivarit, i udhëhequr nga kryetari Arben Taravari, qëdnroi në Bashkinë e Cërrikut të Repulbikës së Shqipërisë, ku takuan kryebashkiakun Altin Toska dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Taravari dhe Toska diskutuan mbi mundësitë e konkretizimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, në kuadër të IPA fondeve si dhe vendosjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve në sfera të ndryshme.

Të dyja palët ranë dakord që të aplikojnë bashkërisht me një projekt i cili në fokus do të ketë nxitjen e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Cërriku gjendet në Shqipërinë e mesme ndërmjet lumenjve Shkumbin dhe Devoll, njihet si qytezë industriale. Bashkia e Cërrikut numëron një popullsi prej 46.652 banorë, me sipërfaqe prej 189.65 km2.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share