Main Menu

Gjatë nëntorit në Gostivar u sanksionuan 1053 drejtues veturash

Gjatë muajit të kaluar ( nëntor ) në rajonin e Gostivarit, gjithësej janë kontrolluar 2246 vetura. Gjatë kësaj, janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksionuar 1053 kundërvajtje trafiku.

Për shkak të kundërvajtjeve të konstatuara në këtë periudhë, nga trafiku janë shkyçur 105 vetura (45 vetura teknikisht të paregullta, 50 me regjistrim të skaduar, 6 për mbi-ngarkesë, ndërsa tjerat për shkak të lëshimeve të ndryshme).

Të shkyçur nga trafiku gjithashtu ka pasur edhe 135 shoferë ( 95 kanë qenë pa patentë shoferi, 29 shofer fillestarë, 13 shoferë të cilët kanë drejtuar veturë nën ndikim të alkoolit, e kështu me radhë).

Në muajin nëntorë të këtij viti, në këtë rajon kanë qenë të regjistruara 13 aksidente trafiku, nga të cilat 8 në vnedbanime, kurse 5 në rrugë të hapura. Në këto aksidente, nuk ka pasur viktima apo persona të lënduar rëndë, kurse 5 aksidente kanë mbaruar me 5 persona me lëndime të lehta trupore ( 2 shoferë, 2 bashkëudhëtarë dhe 1 këmbësorë), ndërsa në 8 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materijale.

Shkaqe më të shpeshta në aksidentet e ndodhura gjatë nëntorit janë, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, veprime të paregullta, si dhe mosërespektimi i përparësis së kalimit.

Kundërvajtjet e zbuluara, janë rumbullaksuar me 262 fletëpagesa për kundërvajtje, 448 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, 30 vërejtje me shkrim, dhe 185 regjistrime të poenave negative.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share