Main Menu

Arrestohet ish-drejtori i policisë sekrete maqedonase, i shqiptohet 30 ditë paraburgim

Gjykatësi në procedurë paraprake i ka caktuar paraburgim prej tridhjetë ditëve, drejtorit për siguri dhe kundërzbulim – DSK, Vladimir Atanasovski, për shkak të involvimit në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Paraburgimi i është caktuar me propozim të prokurorisë. Atanasovski mbrëmë është arrestuar dhe është dërguar në dëgjim në Gjykatën Penale.

“Ekziston dyshimi se personi ka kryer vepër penale Shoqërim me qëllim të veprimtarisë armiqësore nga neni 324 paragrafi 1 nga Kodi penal. Prokurori kompetent deri te gjykatësi në procedurë paraprake ka dorëzuar Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, kumtoi PPRM.

Atanasovski është përmendur nga të pandehurit për “27 prillin” Stefan dhe Mihail Mlladenovski dhe nga Zaharie Simovski, si një nga organizatorët e sulmit në Kuvend dhe si porositës i dhunës mbi pjesëtarët e opozitës së atëhershme.

Vladimir Atanasovski ishte emëruat drejtor i DSK në shtator të vitit 2016, pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit. Në vendin e drejtorit në policinë sekrete qëndroi deri në qershor të vitit 2017, pas çka është angazhuar si këshilltar për siguri i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Atanasovski deri më tani ka qenë i përfshirë me hetimin dhe procedurës gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share