Main Menu

Gostivar, takohen drejtorët e shkollave të mesme në lidhje me sigurinë

Drejtorët e katër shkollave të mesme në Gostivar dhe sektori për parandalim pranë SPB Tetovë realizuan takim të përbashkët, ku flitej për masat deri tani të ndërmarra, projektet parandaluese dhe çështjet me karakter të sigurisë.

Takimi ishte me iniciativë të SPB Tetovë dhe komunës së Gostivarit dhe është pjesë e aktiviteteve drejtpërdrejtë të lidhura me projektin parandalues-edukativ “Shkolla të sigurta – për bashkëjetesë ndëretnike dhe tolerancë”.

“Përfaqësuesit e Sektorit për parandalim, i kanë njoftuar të pranishmit në takim me aktivitetet e deritanishme dhe të planifikuara të ardhshme parandaluese, me të cilat kanë qenë dhe do të përfshihen shkollat e mesme në Gostivar. Ata kanë për qëllim që me kohë të detektohen dhe mënjanohen shkaqet e mundshme për shkeljen e rendit publik dhe qetësisë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Udhëheqësit e shkollave e kanë përshëndetur praninë e rritur policore në periudhën para, gjatë dhe pas përfundimit të mësimit. Ata, po ashtu, kërkuan që kjo të vazhdojë gjatë tërë vitit shkollor.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share