Main Menu

Lëndohet rëndë në kokë foshnja nga Gostivari, dërgohet me urgjencë në klinikë

Babai e ka gjetur në shtëpi foshnjën katër mujore me lëndime në kokë. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në rrethinë të Gostivbarit. Foshnja është dërguar në spitalin e Gostivarit.
Nga SPB Tetovë informojnë se J.A (41), dje ka denoncuar se në momentin që është kthyer nga puna, rreth orës 20.30, e ka gjetur në shtëpi, foshnjën, e cila është rrëzuar në tokë. Nëna S.SH (21) ka qenë duke fjetur në krevatin.
Foshnja e lënduar është dërguar në spitalin “Ferid Murad”, ndërsa nga atje për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit.
Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share