Main Menu

Luka Modric, fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2018

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2018.

Kroat ka marr më së shumti vota nga 180 gazetarë nga 180 vende të botës, duke tubuar gjithsej .

Ai e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmannin që  e mbyllën garën në vendin e dytë dhe të tretë.

Modric e fiton për herë të parë këtë çmim, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që e fituan nga pesë herë në 10 vitet e fundit.

Modric e ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ndërsa doli në vendin e dytë me Kroacinë në Kampionatin Botëror.

Ai ishte kapiten i Kroacisë në këtë garë, që bëri befasinë më të madhe.

Me këtë triumf Modriç kompleton tre trofe personal të çmimeve pasi e fitoi më parë edhe çmimin për lojtarin më të mirë të vitit në UEFA dhe çmimin “Best” të FIFA-s.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share