Main Menu

Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, vëmendja në Paris dhe Londër

Sonte pritet të përcaktohen shumë gjëra për fatin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë edicion.
Në Grupin C të cilësuar edhe si grupin e vdekjes, zhvillohet kryendeshja e mbrëmjes, pasi Paris Saint-Germain pret Liverpoolin. Katër skuadrat e këtij grupi janë në garë për të siguruar kualifikimin dhe ndeshja në Parc des Princes, mund të përcaktojë shumëçka.
Në San Paolo, Napoli takohet me skuadrën e Crvena Zvezdës.
Shumë interesant pritet të jetë edhe dueli i Grupit B mes Tottenhamit dhe Interit. Zikaltërve u mjafton edhe një barazim për të siguruar kualifikimin tutje, por forma e mirë e kohëve të fundit e skuadrës londineze, do t’ua vështirësojë punët italianëve. Barcelona që ka siguruar kualifikimin ndeshet në Holandë, me PSV Eindhoven.
Grupi A, duket se tashmë është vendosur me Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid të cilat prijnë me nga nëntë pikë. Dortmundi e pret në Signal Iduna Park Club Brugge, kurse Atletico udhëton drejt skuadrës në krizë të madhe Monaco.
Porto me një këmbë është në 1/8 e finales dhe një barazim ndaj Schalkes ua siguron atyre kualifikimin tutje. Skuadra turke Galatasaray udhëton drejt Moskës për t’u ndeshur me Lokomotivën.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share